MENU
klinika

U vu në pranga për lidhjet me Habilajt!

GJKKO i komunikon masën ‘arrest me burg’ ish shefit të Policisë

13.08.2022 - 11:07

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i komunikoi në mëngjesin e së shtunës masën e sigurisë “arrest në burg” ish-shefit të stacionit policor në Dhërmi, Sokol Bode, i arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Berat. Sokol Bode u njoh nga gjykata edhe me dënimin prej 12 vitesh të dhënë në mungesë ndaj tij në muajin prill të këtij viti nga shkalla e parë. Ai u dënua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Ish-shefi i Policisë Sokol Bode, u arrestua në Berat pasi kishte katër ditë që ishte kthyer nga Anglia në vendin e tij të lindjes, në Uznovë të Madhe. Kur Operacionalja ndërhyri për arrestimin e tij, Bode nuk ka bërë rezistencë dhe u është dorëzuar pa probleme autoriteteve. Burime nga Operacionalja i thanë Report Tv se ai fillimisht ka kërkuar pak kohë që të ndahej me familjarët, gjë që është pranuar nga efektivët. Në Berat ai ka dy prindërit dhe një vëlla me aftësi të kufizuara, të cilët janë gjendur në befasi në momentin që policia ka ndërhyrë.

Policia kishte arritur të lokalizonte Boden përmes informacioneve operative dhe ishte e sigurt se ai gjendej në Berat. Vetëm një grup i vogël efektivësh ishin në dijeni të këtij operacioni, pasi i druheshin një dekonspirimi të mundshëm, duke ditur që në të kaluarën janë dekonspiruar disa operacione.

Bode ka qenë gjithnjë në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt. Një prej operacioneve më të mëdha për kapjen e Sokol Bodes ka qenë në pikën kufitare të Muriqanit, ku ai ia doli të kalojë jashtë vendit. Së bashku me Gjergj Kohilajn ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë. Edhe ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po vuan dënimin me burg për përfshirjen me grupin Habilaj.

GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizonte se Tahiri kishte lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohej në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier