MENU
klinika

Ambasadori grek flet i prerë nga Beogradi

“Greqia nuk do ta njohë Kosovën!”

11.08.2022 - 16:07

Ambasadori i Greqisë në Beograd, Giorgos Giakofotakis, ka thënë të enjten se Athina nuk do ta ndryshojë qëndrimin në raport me Kosovën.

“Greqia nuk po ndryshon qëndrim dhe nuk do ta njohë Kosovën”, tha Giakofotakis në një intervistë për Tanjug.

Megjithatë, ambasadori grek ka theksuar se Greqia ka raporte të mira me Kosovën në fushën e ekonomisë dhe atë të tregtisë.

“Greqia bashkëpunon me Kosovën në kuadër të organizatave rajonale të Evropës Juglindore”, ka deklaruar ai.

Autoritetet në Kosovë shpesh kanë thënë se Greqia do ta njohë Kosovën. Zyrtarët e lartë grekë vijnë në Kosovë duke e pranuar edhe flamurin e shtetit.

Edhe zyrtarët kosovarë kanë vizita në Athinë. Por njohja s’ka ardhur. Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE) që ende nuk e ka njohur Kosovën, bashkë me Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DW/ Eksperti amerikan për Ballkanin me ton kritik

“Grenell hoqi dorë nga njohja e Kosovës”

Nga Linda Karadaku

Greqia përballë fqinjëve


“Mbante gati dorën në këmbëzën e pistoletës”

Si drejtonte shqiptari “Esko” grupet kriminale në Athinë

Ministri grek bisedë telefonike më Lajçak

A do ta njohë Greqia Kosovën?

"Çmilitarizoni ishujt, tani!"

Erdogani ngre tonet ndaj Greqisë