MENU
klinika

Sekuestrohen 600 kg kanabis

Guardia di Finanza operacion në Vlorë

08.08.2022 - 12:41

Një operacion anti-drogë është zhvilluar mes Guardia di Finanza dhe Policisë së Vlorës. Mësohet se janë sekuestruar 600 kg kanabis dhe janë arrestuar 3 persona.

Report Tv mëson se operacioni është zhvilluar mbrëmjen e kaluar në vendin e quajtur Gjiri i Arushës. Tre skafistët e kanë shkëmbyer sasinë e kanabisit në det. Ata kanë lëvizuar me një skaf dhe e kanë ngarkuar kanabisin në një velierë e cila po i priste në det.

Në momentin e shkëmbimit ka ndërhyrë Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e tre skafistëve.