MENU
klinika

Balluku: Do inaugurojmë edhe rrethrrotullimin e TEG-ut!

Hapet për qarkullimin e automjeteve aksi Palasë-Dhërmi!

26.08.2022 - 16:16

Është hapur ditën e sotme në mënyrë provizore segmenti i ri rrugor Palasë-Dhërmi. Punimet u inspektuan nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila tha se kjo rrugë do të shërbejë në javët e mbetura të sezonit veror.

“Ndodhemi në aksin Palasë-Dhërmi. Kemi vendosur ta hapim në mënyrë provizore për javët që kanë mbetur në funksion të pushuesve. E kemi nisur një vit më parë. Kantieri ka ecur pa probleme. Kemi arritur në momentin për ta pasur të gjithë gjurmën të shtruar me konglomerat”, u shpreh Balluku.

Ministrja shpjegoi se rruga do të jetë në përdorim nga pushuesit deri në plazhin e Dhërmiut ndërsa pjesa tjetër do të lëvizin në rrugën tradicionale.

“Kjo rrugë është dizenjuar dhe ka qenë e menduar për t’i ardhur në ndihmë fshtarave turistikë që po ndërtohen në këtë zonë pjesë e investimeve strategjike. Ashtu kemi bërë edhe me këtë rrugë, do të ndihmojë që të mos kemi më atë trafik të rënduar që kemi pasur në rrugën nga Palasa në Dhërmi. Kështu që të gjithë ata që do të aksesojnë zonën e Dhërmiut do të përdorin këtë rrugë ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë në rrugën tradicionale”, tha ajo.

“Kjo është një rrugë që nuk shërben vetëm për lëvizje të automjeteve. Do të ketë vëmendje të plotë edhe te këmbësorët. Do të ketë pistë këmbësorësh dhe vrapuesish. Deri në 30 qershorin tjetër i gjithë projekti për këtë rrugë do të jetë i përfunduar me gjithë elementët që përmendëm përveç pistës së biçikletave. Për projektin tonë përfundojmë në datë 30 qershor të vitit të ardhshëm me të gjithë elementët e sigurisë”, tha Balluku.

Ndalur te tuneli i Llogarasë, Balluku tha se kanë përfunduar gërmimet për më shumë se gjysmën e tij. “Kemi më shumë se gjysmën e tunelit të Llogarasë të gërmuar tashmë. Jemi përballur me një shpellë të konsiderueshme. Fakti që kjo rrugë do të lidhet me daljen e tunelit e bën të aksesueshëm për zonën për mininizimin e trafikut që kemi në zonë”, deklaroi ministrja.

Inagurimi tek TEG-u

Ministrja e Infrastrukturës tha se pas inaugurimit të aksit rrugorë Palasë –Dhërmi, pas disa ditësh do inaugurohet hapja e rrethrrotullimit të TEG-ut. Sipas kjo vepër do i hapë zgjidhje përfundimtare trafikut hyrës në Tiranë.
Po ashtu ajo u shpreh se po ecën me ritme të shpejta dhe tuneli i Llogarasë.

“Presim që pas disa ditësh të hapim rrethrrotullimin e TEG-ut që do zgjidhë përfundimisht të gjithë ngarkesën e trafikut që hynë nga Elbasani në Tiranë dhe për daljen nga Tirana në Elbasan edhe lidhjen e kësaj rruge të rëndësishme me të gjitha degëzimet e unazës së re. Kemi hapur kantieret e Unazës së Madhe apo gara e Korridorit Blu. Kemi bërë një nga nisjet e veprave më të rëndësishme që është tuneli i Llogarasë që ka ecur më shpejt seç ne e mendonim”, theksoi Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtohet fondi për shpronësimin e pronarëve

Ndërtimi i “Rrugës së Arbrit”, qeveria merr vendimin!