MENU
klinika

Rama: Pastërti shembullore...

Himara, më e pëlqyera për turistët

17.08.2022 - 11:44

Himara ka qenë një nga destinacionet e preferuara për turistët shqiptarë dhe të huaj këtë verë, të cilët kanë zgjedhur që të pushojnë në bregdetin shqiptar. Turistët e shumtë shprehen se pastërtia është një nga elementët i cili është përmirësuar ndjeshëm.

‘Mirëmëngjes dhe me Himarën e bukur e mikpritëse, ku gjëja më e mirë e këtij sezoni janë pastërtia shembullore dhe plazhet publike plot me pushues, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan kryeministri Edi Rama.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale mendimet e qytetarëve të cilët kanë zgjedhur Himarën si destinacion për të kaluar pushimet.

‘Këtë vit është shumë bukur, më pastër, rrugët… Kam bërë rrugë të gjatë për të ardhur këtu nga Italia, më duket bukur. Më pëlqeu edhe në veri.’- u shprehën disa turistë.

‘Plazhistët që vijnë nga jashtë janë të kënaqur. Vija e plazhit është sistemuar shumë bukur.’- tha një tjetër turist.

‘Këtë vit organizim i mirë është pastër, deti, ambienti. Duhet të zgjedhin për historinë traditën, për gjithë të mirat që ka në vetvete. Jetoj në Itali dhe këtu është mrekulli.’- thanë disa turistë.

‘Për momentin shoh që është goxha pastër. Sa vjen dhe bëhet më mirë. Gjendemi shumë mirë.’- u shprehën disa turistë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"76 mijë amerikanë, në 7 muaj"

Rama publikon udhëtimin e dy blogerëve