MENU
klinika

“Nga dashuria me dashuri”

Ilda Bejleri zbulon portretin e vajzës të porsalindur

09.08.2022 - 09:56

Moderatorja e njohur, Ilda Bejleri është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj.

Ilda Bejleri publikoi fotografinë e parë të së bijës. Moderatorja ka vendosur që ta quajë beben e saj të porsalindur Siena.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilda Bejleri (@ildabejleri)

Krahas imazhit të parë të vogëlushes, ajo ka shkruar dhe fjalët e ëmbla: “Nga dashuria me dashuri. Siena jonë është këtu”.

Në maj të këtij viti, burime ekskluzive për “iconstyle.al” zbuluan se moderatorja Ilda Bejleri po bëhej nënë për herë të parë.

Vetë moderatorja është munduar ta mbajë sa më të fshehtë këtë lajm në fillimet e pritjes së ëmbël. Mirëpo, më herët një foto e Ildës me barkun e rrumbullakosur bëri xhiron e rrjetit.

Në fakt, ishte mikesha e Ildës ajo që postoi një foto me moderatoren, ndërsa kjo e fundit e ripostoi në story.

Ilda nuk ka preferuar asnjëherë të flasë për jetën private dhe megjithëse prej dy vitesh kishte pranuar që ishte e dashuruar, por nuk na tregoi asnjëherë cili është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.

Profili i tij mbetet ende i panjohur për publikun.

Gjatë kohës si prezantuese sportive, nëpër media Ilda është përfolur shpeshherë për lidhje të mundshme me futbollistë. Dhe për partnerin aktual pati një aludim të tille por një intervistë ajo foli për partnerin aktual, duke mohuar që ai të ishte futbollist.

“Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollistë. Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja. Partneri im aktual nuk është futbollist”-tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohet emri që ka zgjedhur për vajzën

Ilda Bejleri bëhet nënë për herë të parë


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?