MENU
klinika

Një orë para seancës gjyqësore

Ja momentet kur “spiunët” mbërrijnë në gjykatën e Elbasanit

24.08.2022 - 10:37

Një orë para seancës së caktuar për rivlerësim të masës së sigurisë, kanë mbërritur në ambientet e gjykatës së shkallës së parë Elbasan, shtetasit rusë dhe ukrainasë, të akuzuar për spiunazh.

Korespondenti i Panorama mëson se seanca do të realizohet me dyer të mbyllura për shkak se përbën sekret të madh jo vetëm hetimor, por edhe shtetëror.

Mësohet se avokatët kryesisht të shtetasve rusë dhe ukraines janë Kryetari i Dhomes se Avokatise Elbasan, Demir Çiftja dhe Aldi Kaçi, ndersa avokati i trete do te caktohet gjate seances.

Prokuroria dhe Policia pretendojnë se në automjetin luksoz të të rinjve rusë, gjatë kontrollit, është gjetur edhe një plumb.

Gjatë verifikimeve, ky element ka ndihmuar hetimin që të nisë verifikimet dhe, sipas tyre, mendohet se është i panjohur për ta në vendin tonë. Edhe pse dy të rinjtë që udhëtonin me makinën kanë kundërshtuar që në makinën e tyre të kenë pasur municione, autoritetet tona mësohet se do t’i hetojnë ata edhe për mbajtje pa leje të municioneve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN