MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam marramendje, lëkurë e zbehtë, duar të ftohta… çfarë tregojnë?

09.08.2022 - 09:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam marramendje, lëkurë e zbehtë, duar të ftohta… çfarë tregojnë këto simptoma

Mjeku: Anemia është një gjendje në të cilën qelizat e shëndetshme të kuqe të gjakut që kryejnë furnizimin e trupit me oksigjen nuk janë të mjaftueshme në indet e trupit. Ka shumë forma të anemisë të cilat kanë shkaqet e tyre specifike. Anemia mund të shfaqet në një periudhë kohore afatshkurtër ose afatgjatë dhe simptomat e saj ndryshojnë në varësi të gjendjes që ndodheni. Nëse jeni anemik duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun për të marrë mjekimin e duhur, pasi nëse nuk trajtohet, kjo gjendje mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore.

Simptomat e anemisë janë:

anemiaLodhje kronike
Dobësi
Lëkurë e zbehtë ose e verdhë
Rrahje zemre të parregullta
Marramedje
Gulçim në stomak
Dhimbje gjoksi
Duar dhe këmbë të ftohta
Dhimbje koke
Në fazat e para të anemisë këto simptoma janë të lehta dhe mund të kalojnë pa u vënë re, por me përkeqësimin e gjendjes përkeqësohen dhe simptomat. Në rastet e anemisë, mungesa e vitaminës B-12 dhe hekurit janë të zakonshme.

Shkaqet që çojnë në anemi janë:

Trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.
Gjakderdhjet e ndryshme mund të bëjnë humbjen e qelizave të kuqe të gjakut më shpejt se zëvendësimin e tyre.
Kur vetë trupi shkatërron qelizat e kuqe të gjakut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si të lëhtësoni dhimbjet?

A dhembin miomat e mitrës?

Dr. Dritan Subashi, Obstetër-Gjinekolog

A duhet të hiqni dorë nga veganizmi gjatë shtatzënisë?