MENU
klinika

E rëndë

Kamioni përplas për vdekje të riun në Pejë

05.08.2022 - 10:17

Një person i moshës së re ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi një kamion me beton e ka goditur teksa po lëvizte prapa.

Ngjarja ka ndodhur të enjten pasdite në fshatin Bogë të Rugovës,

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, pastaj me fatalitet më vonë. Ngjarja ka ndodhur kur një kamion mikser me beton ka ecur mbrapa dhe ka lënduar një person. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi.