MENU
klinika

La Liga, Java 1

Kampionati spanjoll starton me surprizë

12.08.2022 - 23:01

La Liga startoi me surprizë në ndeshjen hapëse, teksa një nga skuadrat pretendente si Sevilla është mundur 2-1 në transfertë nga Osasuna, duke treguar se do të jetë e vështirë për të qenë në garë edhe për zonën Champions.

Avila zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 9’ për Osasunën, megjithatë andaluzianët u kundërpërgjigjën shpejt, pasi dy minuta më vonë rikthyen baraspeshën me anë të Rafa Mir.

Megjithatë në minutën e 74-t, kur Sevilla ishte hedhur në kërkim të golit të fitores, vendasit fituan një penallti, të cilën e shndërroi në gol Oroz, duke i dhënë Osasunës një 3-pikësh të artë në startin e sezonit.

Fitorja e parë për Osasunën, që këtë edicion do kërkojë gjysmën e sipërmes të tabelës, ndërsa në anën tjetër Sevilla zhgënjen në takimin hapës të sezonit dhe do i duhet të presë që të marrë suksesin e parë për këtë edicion, ndoshta nga sfida e radhës në “Ramón Sánchez Pizjuán” në datën 19 gusht ndaj Real Valladollid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN