Një ditë pasi lajmi se Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë ndarë bëri bujë në media, Kanye West ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer me nënën e fëmijëve të tij. Kardashian dhe komediani i dhanë fund lidhjes pas 9 muajsh për shkak të diferencës së madhe në moshë.
Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye vitin e kaluar dhe një gjykatë e shpalli atë ligjërisht beqare në mars. Por tani, reperi po përpiqet të rifitojë ish gruan. “Kjo ndarje po e shtyn Kanye-n të përpiqet më shumë për të rifituar Kim-in dhe për ta bërë atë të anulojë divorcin”, tha një burim.
“Ai i ka thënë për muaj të tërë Kim-it se ajo dhe Pete nuk ishin të destinuar të zgjasnin. Dhe ndërsa Kanye nuk e pëlqente Pete-n, ai u mundua që t’i tregojë Kim-it se ishin një familje solide. Kim deri më tani është fokusuar te fakti që Ye të jetë babai më i mirë.
“Ajo gjithmonë do ta adhurojë Kanye dhe do ta vlerësojë atë si baba për fëmijët e tyre, por do të duhet një përpjekje e madhe prej tij për ta rifituar atë. Ai nuk mendon se është e pamundur. Javët e fundit ata kanë shkuar shumë mirë.”, u shpreh burimi.
Mirëpo, një mik pranë yllit të Kardashians është shprehur se Kim nuk ka gjasa që të kthehet me reperin. “Ajo nuk ka gjasa të ndryshojë mendje për divorcin. Kim po ndihet më në kontroll të jetës së saj se kurrë më parë. Ajo është në sediljen e vozitjes dhe po kënaqet pasi ka punuar shumë për një dekadë.”