MENU
klinika

Pas gjyqit të bujshëm dhe 25 vitesh mungesë

Kemi të reja nga Johnny Depp dhe Al Pacino

16.08.2022 - 09:45

Johnny Depp do të vazhdojë rrugëtimin e tij si regjisor së bashku me Al Pacinon dhe Barry Navidi.

Depp më parë ka bashkë-drejtuar ” The Brave”, një film i vitit 1997 së bashku me Marlon Brando. Një çerek shekulli pas rolit të tij të fundit si regjisor, Depp po nis në një projekt të ri.

Regjisori i cilit film do të jetë Johnny Depp?

Sipas Hollywood Reporter, Johnny Depp do të drejtojë “Modigliani”. Filmi do të përshkruajë jetën e Amedeo Modigliani.

Amedeo Modigliani ishte një piktor dhe skulptor i njohur për portretet e tij të veçanta nudo. Baza e projektit të ri të Johnny Depp vjen nga shfaqja e Dennis McIntyre dhe përshtatur nga Jerzy dhe Mary Kromolowski.

Filmi do të tregojë historinë e artistit italian ndërsa ai jetonte në Paris në vitin 1916.

“Modigliani kalon 48 orë të trazuara dhe plot ngjarje që do të bëhen një pikë kthese në jetën e tij, duke forcuar përfundimisht reputacionin e tij si një legjendë artistike”, përmendi The Hollywood Reporter.

Nuk ka asnjë personazh të zbuluar për momentin, për projektin e ri filmik që do të drejtojë Johnny Depp.

Çfarë tha Johnny Depp për filmin?

Depp tha se është i nderuar për drejtimin e projektit të ri filmik për artistin italian.

Ai identifikohet me projektin dhe do të përpiqet të portretizojë një histori për të gjithë shikuesit.

“Saga e jetës së zotit Modigliani është ajo që unë jam jashtëzakonisht i nderuar dhe me të vërtetë i përulur, për ta sjellë në ekran”, tha Depp.

“Ishte një jetë me vështirësi të mëdha, por një triumf përfundimtar. Një histori universale njerëzore me të cilën mund të identifikohen të gjithë shikuesit.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shfaqen me puthje ne publik

Amber Heard prezanton të dashurin e ri