MENU
klinika

“Di të bëhem dhe i keq”

Këngëtari i njohur kërcënon publikisht Elvana Gjatën

09.08.2022 - 09:51

Shemsi Krasniqi, vokalisti i grupit “Ilirët”, vazhdon të përflitet për trazirat që shkaktoi në “Sunny Hill”. Shemsi ka tentuar të këndojë në skenën e festivalit këngën “Mora fjalë”, edhe pse nuk ka qenë i ftuar. Ai ka hedhur akuza të rënda kundrejt Dukagjin Lipës dhe Përparim Ramës, por nuk e ka lënë me kaq.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Era Verë” në T7, këngëtari ka kërcënuar rëndë dhe Elvana Gjatën pasi këndoi ‘Mora fjalë’.

“Unë di me u ba edhe i keq”, tha ai duke e kritikuar këngëtaren se nuk e dinte tekstin e këngës që këndoi në festival.

“Mëkati im ka qenë se kam dashur me kënduar një këngë. As nuk kam kërkuar para, as kushte. Unë vetëm kam ecur, kam mbërritur deri te skena kryesore. As një polic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Ai i ka dënuar disa aty sepse ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë të keqe.

Sepse do të këndojë për heroin kombëtar. Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit.

Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk din tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit”, ka thënë ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“S’më lë të këndoj Adem Jasharin”

Këngëtari shqiptar akuzon Dukagjin Lipën për arrestimin e tij