MENU
klinika

Kreu i Kadastrës zbulon detaje

Gati VKM për certifikimin e familjeve me gabime!

01.08.2022 - 10:18

Kuqari është një prej fshatrave të Patosit, i cili e mbështet ekonominë e tij kryesisht mbi kulturën e ullirit për prodhim vaji.

Por pavarësisht kësaj, ullishtat e shtrira në kodrat e kësaj zone kodrinore, vijonin që prej vitit 1991 të ishin të paregjistruara, duke mbartur edhe një numër konfliktesh që të asaj kohe midis vetë fermerëve për mënyrën e ndarjes së tokës, bën të ditur Agjencia Kombëtare e Kadastrës. Pas një pune një vjeçare të Kadastrës Shqiptare u arrit të kryhej e gjithë kjo punë, e cila më në fund i hapi rrugë certifikimit të 990 parcelave bujqësore të këtij fshati.

Artan Lame, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, deputetja Antoneta Dhima, si dhe kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj, ishin në Kuqar për të dorëzuar certifikatat e para të pronësisë, të përfituara me ligjin 7501. Gjithashtu, kryerja e regjistrimit fillestar në këtë zone, i hapi rrugë edhe regjistrimit të shtëpive të vjetra, që është një nga proceset më problematikë të trashëguara në fshatrat shqiptare.

Drejtori Lame diskutoi me fermerët e zonës edhe për një prej problemeve të trashëguara që kanë lidhje me mënyrën e ndarjes së tokës në vitet 1991-92 ku, nga komisionet e asaj kohe në disa raste ju jepej tokë me dokument të veçantë anëtarëve të ndryshëm të së njëjtës familje bujqësore, gjë që ishte në kundërshtim me ligjin aso kohe. Lame theksoi se:

“Ky është tashmë një problem i njohur edhe për raste të tjera në Shqipëri dhe, për këtë, faji ka qenë i komisioneve të asaj kohe që, kryesisht për arsye mosnjohjeje të ligjit kanë vepruar kështu. Veçanërisht i dukshëm rezulton ky fenomen në zonat bujqësore të qarkut Fier dhe në Mat. Për t’i dhënë zgjidhje këtij procesi, tashmë nga Kadastra është gjetur zgjidhja teknike, së cilës po i jepet forma ligjore dhe së shpejti do të kalojë në qeveri për miratim”.

Kryetarja e Bashkisë Patos nga ana e saj diskutoi për të mundësuar aksesin e të gjithë qytetarëve për të aplikuar në “e-Albania”. Për këtë ajo deklaroi që: do të mundësojmë një sportel në Bashki ku qytetarët që nuk kanë mundësi të mund të aplikojnë për tërheqjen e certifikatës. Ndërsa, deputetja e zonës Antoneta Dhima, se falë azhurnimit në Kuqar, tashmë mund të aplikohet për regjistrimin e certifikatës së pronës. “Tashmë me hedhjen e pronave në sistem, ju do të pajiseni me certifikatë pronësie, që ta përdorni për të marrë një kredi apo për të investuar mbi pronën tuaj”, tha Dhima

NE VENDET E ÇUDITSHME EDHE PUNËT E MBARA BËHEN SË PRAPI

“Në vendet e çuditshme, si kjo Shqipëria jonë e lashtë, edhe punët e mbara bëhen së prapi. Ja t’ju jap një shembull taze fare. Dje ishte mbledhja e fundit e qeverisë përpara pushimeve. Pas mbledhjes, siç është adeti, dolën ministrat dhe njëri pas tjetrit bënë publike vendimet më të rëndësishme të marra gjatë kësaj mbledhjeje. Midis vendimeve të miratuara (por që nuk i binte radha për t’u bërë publik para gazetarëve) ishte dhe një nga ato vendimet me ato emrat e zymtë burokratikë: ‘Vendim numër datë, për një ndryshim në vendimin numër datë, për përcaktimin e rregullave, etj.’. Shkurt, thelbi është që ky vendim përcakton procedurat për legalizimin e objekteve shtetërore”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN