MENU
klinika

Masakra me 10 të vrarë në Mal të Zi

Kryeministri Dritan Abazoviç shpall tri ditë zie

12.08.2022 - 21:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Cetinjë në Malin e Zi. Një 34-vjeçar, me inicialit V.B ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë 10 persona, ndërsa ka lënë të plagosur 6 të tjerë.

Duke cituar burimet policore, televizioni publik malazez bëri të ditur se të shtënat ndodhën pas një mosmarrëveshjeje brenda një familjeje, ndërsa mes 10 personave të vrarë kishte edhe fëmijë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 12 gusht pak pas orës 16:00 me orën lokale në Cetinjë, një qytet me rreth 18.000 banorë në jugperëndim të Malit të Zi.

Kryeministri Dritan Abazoviç tha se të shtënat ishin një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën e malazezëve dhe bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të qëndrojnë pranë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, tha Abazovic në Telegram.

Administrata e policisë malazeze ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht për incidentin.

Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


10 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë!

Të shtënat në Malin e Zi/ Rëndohet bilanci i viktimave


Abazoviç: Florida e Ballkanit

Çfarë do ndodhë me urën Ulqin-Velipojë

Nuk pranon propozimin për formimin e qeverisë së re

Gjukanoviç shpërndan parlamentin e Malit të Zi

Lekiç duhet të marrë 41 firma të nevojshme

Mali i Zi pritet të mandatojë kryeministrin e ri!

Ministrja e Arsimit takon homologun Miomir Vojinoviç

Abetare e Përbashkët për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi?