MENU
klinika

"Eja na tako në selinë tonë!"

Kryetari i LDK refuzon ftesën e Begajt

16.08.2022 - 11:31

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, presidenti Bajram Begaj pritet që të zhvillojë takime me krerët e partive politike.

Kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar sërish takimin me presidentin Bajram Begaj. Abdixhiku nuk ka respektuar ftesën e presidentit për t’u takuar në selinë e Kuvendit, duke pretenduar se ai duhet të shkonte në selinë e partisë së tyre.

Ndërkohë është parashikuar takimi i Begajt me përfaqësues të PDK-së, kryesuar nga Kryetari Memli Krasniqi dhe më pas do të takohet me kreun e AAK-së, drejtuar nga Ramush Haradinaj. Në fund të takimit, presidenti Begaj do të zhvillojë një takim me partitë minoritare.

Në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë, presidenti Bajram Begaj u takua me presidenten e Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti. Në këtë vizitë u përçuan mesazhe të rëndësishme që kishin një të përbashkët, nxitjen e bashkëpunimit mes 2 vendeve, për të qenë bashkë në çdo hap.

Begaj, i cili kishte vizitën e tij të parë si president i Shqipërisë, i premtoi Kosovës se Shqipëria do të vijonte që të ishte një zë i fortë për ta përfaqësuar atë në arenën ndërkombëtare, aty ku Prishtina zyrtare nuk ka ende një ulëse krah shteteve të tjera të botës. Begaj ceku liberalizimin e vizave për Kosovën, që e quajti një premtim të vonuar, e ndërsa si një ish-ushtarak nuk mund të mos vlerësonte edhe rolin e UÇK-së për pavarësinë e shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN