MENU
klinika

Rrëfehet aktori

Kush e bën “ligjin” në shtëpinë e Gent Zenelajt?

14.08.2022 - 13:04

Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj ka folur së fundmi për jetën e tij personale. Ai ka qenë i ftuar në programin “Part Time” ku ka treguar se “ligjin” në shtëpinë e tij e bën gruaja.

Gjithashtu, ai ka përshkruar shkurtimisht dhe martesën e tij.

Pjesë nga intervista:

Rudina Dembacaj: Kush e bën ligjin në shtëpinë tëndë, ti, Aida apo Aria?

Gentian Zenelaj: Në shtëpinë tonë e bën ligjin gruaja, e cila ka dashur Zoti që të ishte Aida, kështu që gruaja.

Rudina Dembacaj: A është koprrace si legjendat?

Gentian Zenelaj: Jo, nuk është e vërtetë. Gjirokastritët nuk janë koprracë.

Rudina Dembacaj: Përshkruaje me 3 fjalë martesën tënde Gent.

Gentian Zenelaj: Martesa ime ka qenë një malore, malore, malore, jo në aspektin e marrëdhënies time me Aidën, por realisht e kemi nisur me një shtëpi të palyer, me mobilje të kohën së Enverit dhe me një biçikletë. Ma beso që çdo gjë në këtë jetë e kam vendosur bashkë me Aidën.

Më herët, në një tjetër intervistë, aktori i humorit ka treguar se gjithmonë ka dashur që të bëhej kuzhinier.

“Ëndrra ime ka qenë të bëhesha kuzhinier. Kur e mbarova unë 9-vjeçaren në kohën e komunizmit, kishte dy zgjedhje-Ose të futeshe në gjimnaz, ose në punë pra në shkollë profesionale. Unë zgjodha shkollën e kuzhinës që ishte në Tiranë sepse kishim njerëz jashtë dhe familja ime ishte me njollë në biografi.“- tha ai për “Pushime On Top”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ata janë më të rrezikshmit”

Aktori Gent Zenelaj: Mendoj t’i futem politikës!

Pas një beteje të gjatë me COVID-19

Gent Zenelaj humb të atin