MENU
klinika

FBI-ja sekuestroi dokumente në rezidencën e ish-Presidentit

Kush e lajmëroi Donald Trumpin?

09.08.2022 - 11:34

Djali i ish Presidentit Donald Trump, Eric, mesa duket ka qenë në dijeni që agjentët e FBI-së do të kontrollonin banesën e babait të tij.

Eric i tha prezantuesit të Fox News, Sean Hannity se “qëllimi i bastisjes, sipas asaj që ata thanë, ishte sepse Arkivi Kombëtar donte, të vërtetonte nëse Donald Trump kishte apo jo ndonjë dokument të klasifikuar”.

Në intervistën e dhënë të hënën mbrëma, djali i Trump tha se ishte ai që paralajmëroi Donald Trump për kontrollin e paparalajmëruar të FBI-së në rezidencën në Florida më herët gjatë ditës.

“Unë isha djali që mora telefonatën këtë mëngjes. Dhe telefonova babanë tim dhe e njoftova se ndodhi”, tha Eric Trump për bastisjen.

Ai konfirmoi për mediat se agjentët e FBI-së kryen kontrollin për të kërkuar ndonjë dokument të mundshëm konfidencial që Donald Trump mund të ketë në posedim të tij në Mar-a-Lago, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Ai e cilësoi kërkimin si të motivuar politikisht dhe se babai i tij është “viktimë në hetim”.

“Të dërgosh 30 agjentë të FBI-së, në fakt më shumë se kaq, të zbresin në Mar-a-Lago, pa asnjë njoftim, të hapin dyert, të nisë plaçkitja në zyra, në dollape. E dini, ata hynë dhe në një kasafortë. Ai nuk kishte asgjë as në kasafortë”, tha Eric Trump.

Christina Bobb, avokatja e Trump, tha se FBI sekuestroi dokumente.

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij ligjor kanë qenë bashkëpunues me zyrtarët e FBI-së dhe DOJ-së në çdo hap. FBI kreu një bastisje të paparalajmëruar dhe sekuestroi dokumente,” tha Bobb.

CNN raporton se ka pasur komunikim midis FBI-së dhe Shërbimit Sekret të SHBA-së përpara se urdhri i kërkimit të ekzekutohej të hënën, duke lejuar FBI-në të kontrollonte rezidencën pa ndonjë problem.

CNN tha se ka kontaktuar me FBI-në për të marrë një koment, por se Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentojë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk ishte njoftuar për kontrollin.

Presidenti Joe Biden, tha një zyrtar i lartë i administratës, nuk ishte në dijeni të kërkimit të Mar-a-Lago derisa u raportua në lajme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Synimi ishin dosjet me të dhëna që…

Agjentët e FBI-së mësyjnë në vilën e Donald Trump