MENU
klinika

U tha se postoi foto me Donaldin

Kush është djali i cili u shfaq pranë Bora Zemanit

30.08.2022 - 10:33

Ditët e fundit është rikthyer sërish vëmendja te dyshja Bora-Donald pasi një foto e Semit me Donaldin dhe Borën bëri xhiron e rrjetit duke ‘vulosur’ kështu rikthimin e këtyre dy të fundit.

“Shokë përgjithmonë”, shkruante Semi.

Mirëpo, menjëherë pas fotos së Semit, reagoi Trixa e cila e thumboi hapur dyshen duke publikuar një foto të sajën ku shkroi: 2euro.

Por sot Bora i surprizoi të gjithë pasi publikoi disa foto në Instagram nga “Sunny Hill Festival”. Ajo u pa në praninë e miqve të saj, por në njërën prej fotove u aludua se ishte dhe aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj!

Edhe pse të gjithë menduan se ishte Donaldi, bazuar në stilin e veshjes, në fakt nuk ishte ai personi i shfaqur pranë Borës. Djali i shfaqur në foto ishte Sardi Strugaj, me të cilin Bora ka një miqësi të mirë. Moderatorja u kujdes ta priste foton për të mos treguar imazhin e plotë të Sardit.

Më herët, një video qarkulloi kudo ku shihej qartazi se si prezantuesja Bora Zemani kishte ruajtur një video të Donaldit dhe Beatrix, të cilët shihen duke u përqafuar.

Bora e ka shtuar videon tek “favorite” dhe videot e preferuara dalin me emra.

Ndoshta moderatorja nuk e ka ditur këtë gjë, por nuk mungoi aspak as reagimi i Trixës. Ajo publikoi një video në TikTok ku ka ironizuar Borën pas veprimit të kësaj të fundit.

“Unë ktë e bëra kastile. Ti mund ta shtosh edhe këtë si të preferuar gjithashtu ‘baby girl’”, shkruan Trixa krahas videos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kam vite pa pasur dikë afër”

Beatrix përlotet kur flet për Donaldin

"Donaldit i fshihen komentet negative"

Arditi me ankesa ndaj produksionit