MENU
klinika

Qëlloi tregtarin me kallash për patate

Kush është ‘i forti’ i Vlorës, i dënuar me 15 vite burg

19.08.2022 - 09:43

Një sherr banal për zhurmën e një kanali në një plazh në Vlorë tri vite më parë, u bë shkak për një vrasje që pasoi edhe atentatin e djeshëm me dy të vrarë dhe që për hetuesit, pista kryesore është ajo e hakmarrjes.

Ka qenë data 4 gusht e vitit 2019, kur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Gazmend Alushi ka kaluar me një kalë përmes plazhit. Kjo ka krijuar shqetësim te shtetasi Arben Beqiraj, i cili së bashku me djemtë e tij dhe familjarë të tjerë që ndodheshin në lokal, kanë dhunuar Alushin, i cili merrte 100 mijë lekë të vjetra në muaj për t’u kujdesur për kafshën nga shtetasi, Ermal alias Eduard Xhezo.

Pas këtij momenti, ka shkuar në banesën e tij, ndërsa pronarit të kalit i kishte treguar se ishte dhunuar nga Arben Beqiraj, i njohur ndryshe edhe si “Arbeni i Çeçesë” dhe djemtë e tij.

Duke mos e përballur dot këtë fakt, Xhezo së bashku me kunatin e arrestuar, Ariel Kingji, dhe shokun e tij, Shpati Lena, kanë marrë armë automatike dhe pistoleta duke shkuar në lokalin ku ndodhej Arben Beqiraj për t’u sqaruar dhunën e ushtruar ndaj kujdestarit të kalit.

Sqarimi ka zgjatur vetëm tre minuta, ka vijuar me përplasje fizike dhe më pas ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Për pasojë, shtetasi Arben Beqiraj mbeti i plagosur rëndë, duke ndërruar jetë në spital një ditë më vonë. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe djali i tij, Ergert Beqiraj, i cili mori një plumb në pjesën e këmbës dhe i afërmi, Nesim Hodaj, të cilët arritën të mbijetonin.

ARRESTIMET


Eduart Xhezo përfundoi në pranga më 30 tetor të vitit 2019, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Beqiraj. Ai akuzohej nga policia për “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Arrestimi i 34- vjeçarit në atë kohë, u bë rastësisht pasi nuk i ndaloi patrullës së Policisë, duke udhëtuar me shpejtësi të lartë. Ndërkohë, më 23 mars të këtij, një operacion i koduar “Waves”, çoi në pranga edhe tre bashkëpunëtorët e Xhezos të përfshirë në ngjarjen e tri viteve më parë, midis të cilëve edhe Shpati Lena i vrarë me breshëri plumbash mëngjesin e djeshëm.

Pavarësisht se ishin në kërkim, Lena dhe shokët e tij qarkullonin lirisht në qytetin e Vlorës, derisa një informacion në rrugë operative për policinë informonte se ata udhëtonin me armë zjarri.

Për këtë arsye, u organizua operacioni “Dallgët” që çoi në prangosjen e tyre, ndërsa Lena shpejt u la i lirë nga gjykata. Gjykata e Vlorë vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Ariel Kingjin, kunati i Eduart Xhezos dhe Kristi Drollin, ndërsa caktoi masën “Detyrim paraqitje” për Shpati Lena.

SHERRI PËR PATATET “U ZGJIDH” ME KALLASH

I dyshuari kryesor si autor i vrasjes së Beqirajt, Eduart Xhezo, kishte të shkuar kriminale, pasi rreth 12 vite më parë ishte dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për “Vrasje me dashje të dy a më shumë personave”, të mbetur në tentativë, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Xhezo, në atë kohë tregtar zarzavatesh me shumicë, u arrestua pas 5 vitesh në kërkim.

Sipas vendimit të Gjykatës, mëngjesin e 9 dhjetorit, 2005, Xhezo ka goditur me sende të forta Skënder dhe Klodjan Ramën pas debatit për çmimin e patateve.

Dy orë më vonë, ka qëlluar me automatik djalin tjetër të Skënderit, i cili nuk kishte dijeni çfarë kishte ndodhur.

Nga të shtënat, mbeti i plagosur Kreshnik Rama dhe shoferi i furgonit.

Gjykata e Lartë e dënoi përfundimisht me 2 vite burg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ngjarja që dyshohet se solli hakmarrjen

Pistat ku po hetohet pas atentatit me dy viktima në Vlorë