MENU
klinika

“Jonada tashmë ka prindër gjithë shqiptarët”

Kushëriri i 7-vjeçares që u vra nga skafi i komisarit: Protesta duhet të rritet

08.08.2022 - 20:22

Në protestën e sotme para ministrisë së Brendshme ishin edhe familjarë të Joanda Avdias, vogëlushes që u vra në plazhin e Potamit nga një skaf që drejtohej nga komisari i policisë Arjan Tase.

I riu, i cili tha se është kushëriri i dytë i vajzës tha se Jonada tashmë ka prindër të gjithë shqiptarët. Ai i bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës, duke kërkuar që jo të rritet më shumë.

“Unë jam kushëriri i dytë i Jonadës. Jonada kishte dy prindër, që i ka prapë, por Jonada tani i ka të gjithë shqiptarët prindër. Është amaneti juaj.

Kjo protestë duhet të rritet, për Jonadën dhe për të gjithë fëmijët që rritën të kërcënuar. I ftoj të gjithë mediat edhe ata që janë skeptike, që ti mendojnë mirë disa gjera. Mos prisni që të bëhen viktima të afërm dhe të merrni lajmin. Të gjithë mediat që kanë bërë punën e vet i falënderojmë.

Shqiptarët të marshojnë drejt kryeministrisë”, tha i riu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Drejtësi për Jonadën”

Nis protesta për tragjedinë e Himarës