MENU
klinika

Tragjedia e dytë në familjen Ulqinaku

Ky është 33-vjeçari që u ekzekutua në Elbasan!

18.08.2022 - 09:48

Qyteti i Elbasanit është tronditur sërish mbrëmjen e djeshme, pasi një 33-vjeçar është vrarë me armë zjarri pas një sherri banal.

Sipas policisë 33-vjeçari Madrit Ulqinaku është vrarë pranë stadiumit “Elbasan Arena” nga 20-vjeçari K.Sh, pas një përplasjeje verbale mes tyre.

20-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Madrit Ulqinakun, duke i marrë jetën 33-vjeçarit, babait të një fëmije.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se kjo është tragjedia e dytë që ndodh në familjen Ulqinaku, pasi në vitin 1997 në kohën e trazirave në Shqipëri, është vrarë edhe vëllai i Madritit.

***

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN