MENU
klinika

Serie A, Java 1

Lazio dhe Fiorentina e nisin mirë sezonin e ri

14.08.2022 - 20:37

Lazio dhe Fiorentina e kanë nisur mirë kampionatin, duke siguruar fitore në start në sfidat e para në shtëpi, përkatësisht 2-1 ndaj Bologna dhe 3-2 ndaj Cremoneses.

Ndeshja nis keq për Lazion që humb që në start portierin Maximiano i cili ndëshkohet me karton të kuq. Vështirësohet edhe më shumë fitorja për Lazion që pëson një gol nga Arnautovic me 11-metërsh.

Bologna përpiqet të përfitojë nga epërsia numerike, por tradhtohet nga Saumaoro i cili vendos ekuilibrin e lojtarëve në fush pasi ndëshkohet me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, De Silvestri shënon në portën e vetë duke çuar shifrat në 1-1. Ndërkohë që për të kaluar Lazion në avantazh mendon i përhershmi Ciro Immobile. Ekipi i Sarrit arrin kështu të grumbullojë pikët e plota në ndeshjen e parë të Serie A për edicionin 2022-2023.

Me pikë të plota ka dalë edhe Fiorentina që ka mposhtur Cremonesen në frymën e fundit, të ndihmuar edhe nga një gabim i portierit Radu. Giacomo Bonaventura hap siparin e golave për ekipin e Italiano pasi shënon në minutën e 16-të.

Tre minuta më vonë vendoset sërish baraspesha falë golit të Okereke. Fiorentina kalon sërish në avantazh falë blerjes së bujshme Luka Jovic i cili realizon golin e dytë, duke i çuar ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1, ndërsa Cremonese ngelet edhe me 10 lojtarë pasi Escalante ndëshkohet me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, kur pritej që Fiorentina të kishte gjithçka më të lehtë, është Cremonese që surprizon dhe vendos baraspeshën. Këtë herë është Bianchetti që vendos ndeshjen në ekuilibër duke kërkuar një surprizë në këtë ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN