MENU
klinika

Formula 1

Lewis Hamilton rrezikon dëmtime në tru

07.08.2022 - 09:36

Një nga problematikat më të theksuara në skuderinë Mercedes në këtë sezon të Formula 1, janë lëkundjet e shpeshta në njëvendëshen gjermane. Lëkundje të cilat vijnë si pasojë e ndryshimeve të rregullores.

Si duket, në makinën Mercedes nuk janë konsoliduar ende siç duhet, edhe pse në garat e fundit, pista si ato të Kanadasë, Britanisë së Madhe, Austrisë, Francës dhe Hungarisë i kanë avantazhuar.

Së fundmi, shefi i Mercedes, Toto Wolff, thekson se lëkundjet janë bërë tashmë të rrezikshme dhe se piloti Lewis Hamilton rrezikon të pësojë ndonjë dëmtim në tru për shkak të kohës së gjatë që kalon në makinë.

“Unë mendoj se FIA duhet të shohë sërish rregullat. Këto lëkundje janë të rrezikshme dhe kur vazhdojnë për një kohë të gjatë, rrezikojnë që të dëmtojnë trurin e pilotit”, u shpreh Ëolff.

Vlen të theksohet se skuderi, si Ferrari apo Red Bull, kanë gjetur mënyrën si të shmangen të tilla lëkundje në njëvendëshet e tyre dhe nuk kanë pasur ankesa. Kujtojmë se Formula 1 për momentin është e ndërprerë dhe rikthehet në fundin e muajit gusht me Çmimin e Madh të Belgjikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lëvizjet e janarit në klubet e elitës

Sa shumë rikthime “big” dhe largime me peshë

Një nga objektivat e mëdhenj të Partizanit në merkato

Futbollisti serb shtang me vendimin: Nuk luaj në Shqipëri…

Cristiano Ronaldo zhgënjen arabët, tërbohet sheiku saudit

“Pagova 200 milionë euro dhe ai nuk bën asgjë!”

Komiteti ligjor i LFP-së do të studiojë dokumentat...

Hakim Ziyech kalon te PSG-ja