MENU
klinika

U kap me drogë dhe vaj kanabisi në makinë

Lihet në burg ish-polici në Kuçovë

31.08.2022 - 13:33

Gjykata e Beratit dha sot masa e sigurisë “arrest me burg” për ish policin Sokol Dardha,i cili u kap dy ditë më parë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë me 33 doza Kokainë dhe vaj hashashi në makinë.

Dardha ka mbërritur në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe masa e sigurimit ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura. Sokol Dardha akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”,bazuar në Nenin 283 të Kodit Penal dhe “Nxitje për përdorimin e lëndëve narkotike”,bazuar në Nenin 286 të Kodit Penal.

Ish-polici 60-vjeçar u kap më 29 gusht gjatë një aksioni policor në lagjen “1 Maji” të qytetit ku gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga inspektorët e antidrogës në automjetin e tij tip “Ford” i gjetën 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi. Ndërsa gjatë kontrollit n banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestruan 33 doza kokaine, vaj hashashi, një peshore elektronike si dhe një aparat celular.