MENU
klinika

Premier League, Java 2

Liverpool shmang humbjen, ngec edhe në shtëpi

15.08.2022 - 22:59

Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim, ashtu si në ndeshjen e parë. Por ndryshe nga barazimi 2-2 në transfertë me Fulham, këtë herë Të Kuqtë barazuan 1-1 në shtëpi me Crystal Palace.

Cinizmin e munguar të vendasve e demonstroi më së miri skuadra e Patrick Vieria që realizoi në të 32′. Wilfried Zaha kontrolloi mjaft bukur një pasim në zonë dhe me qetësi finalizoi në portën e Allison, duke vendosur heshtjen në “Anfield”.

Në mënyrë të logjikshme, Liverpooli e rriti ndjeshëm presionin pas pësimit të golit dhe në minutën e katërt të kohës shtesë në pjesën e parë Darwin Nunez pa goditjen e tij teksa ndalet në shtyllë, në një moment shumë të pafat për uruguajanin.

Si për të konfirmuar mbrëmjen negative mendoi Darwin Nunez në të 57′ ku u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Crystal Palace me 10 lojtarë në fushën e lojës. Sidoqoftë, ky episod nuk i dekurajoi aspak në kampin e Liverpoolit dhe katër minuta pas këtij momenti rikthyen ekuilibrat në fushën e lojës me Luis Diaz që realizoi një gol fantastik.

Me minutat që kalonin, lojtarët e Crystal Palace fituan besim dhe e administruan mirë takimin ndërsa Liverpooli tentoi në mënyrë të dëshpëruar edhe Fabio Carvalho në të 90′, por gjuajtja e menjëhershme e portugezit nuk kishte efikasitetin e nevojshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"I përgatitur për vepra seksuale"

Përdhunoi 13 femra, prokurori fundos Mendyn