MENU
klinika

Analiza

Lojë e dyfishtë e Erdoganit, shumë e rrezikshme!

11.08.2022 - 09:00

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia i dha një mundësi Rexhep Tajip Erdoganit të Turqisë për të luajtur rolin e një burri shteti dhe një ndërmjetësi.

Presidenti turk ka merita për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje me Kievin dhe Moskën që ka lejuar që dërgesat e grurit të rifillojnë nga portet ukrainase. Por ai ka qenë i kujdesshëm për të ruajtur lidhjet e rëndësishme ekonomike me Moskën. Pas takimit të tij katër-orësh me presidentin rus Vladimir Putin të premten e kaluar, kryeqytetet perëndimore shqetësohen se Erdogan po i thellon lidhjet me Moskën kur partnerët e tij të NATO-s po bëjnë të kundërtën dhe Kremlini po kërkon mënyra për të mos “vuajtur” nga sanksionet perëndimore.

Lideri turk po luan një lojë komplekse, por të rrezikshme.

Erdogan ka pasur një marrëdhënie me ulje-ngritje me Putinin, një autoritar dhe rival gjeopolitik, veçanërisht për prioritetet e tyre të ndryshme në konfliktin sirian.

Në Ukrainë, Ankaraja e zemëroi Moskën, duke dërguar dronë Bayraktar për forcat e Kievit. Por Turqia nuk i ka miratuar sanksionet e SHBA-së dhe BE-së ndaj Moskës, po blen naftë dhe gaz rus si normalisht dhe e ka mbajtur qiellin e saj të hapur ndaj avionëve komercialë të Rusisë.

FILE PHOTO: Russian President Vladimir Putin and Turkish President Tayyip Erdogan arrive for a news conference following their talks in Moscow, Russia March 5, 2020. Pavel Golovkin/Pool via REUTERS/File Photo

Saktësisht se çfarë ranë dakord Erdogan dhe Putin në Soçi mbetet e paqartë.

Një deklaratë e përbashkët, fliste për rritjen e lidhjeve tregtare dhe energjitike dhe bashkëpunim në sektorë të caktuar që përfshinin transportin, industrinë, financat dhe ndërtimin.

Një zëvendëskryeministër rus tha se Turqia do të fillojë të paguajë gazin pjesërisht në rubla.

Presidenti i Turqisë u citua më vonë të ketë thënë se pesë banka turke do të miratojnë sistemin rus të pagesave Mir – një ndihmë për turistët rusë në Turqi pasi Visa dhe Mastercard pezulluan operacionet ruse. Kryeqytetet perëndimore shqetësohen lidhja Mir mund të përdoret gjithashtu për të shmangur sanksionet, megjithëse nuk kishte asnjë provë që Erdogan kishte pranuar propozimet e supozuara ruse, të zbuluara nga inteligjenca ukrainase, për një bashkëpunim më të thellë bankar dhe energjitik që mund të ndihmonte Moskën të shmangte kufizimet perëndimore.

Erdogan ka arsye të mira për tu “joshur” nga oferta financiare teksa përpiqet të fitojë rizgjedhjen vitin e ardhshëm, në një kohë krize, të shkaktuar kryesisht nga keqmenaxhimi i tij ekonomik. Inflacioni arriti nivelin më të lartë të 24 viteve prej 79.6 për qind në korrik dhe lira është përgjysmuar në vlerë kundrejt dollarit gjatë 12 muajve.

Pavarësisht anëtarësimit të Turqisë në NATO, ajo nuk ka asnjë detyrim ligjor për të vendosur sanksione të SHBA-së dhe BE-së kundër Rusisë.

Megjithatë, çdo thellim i lidhjeve ekonomike me Moskën ka të ngjarë të shkaktojë konflikte me perëndimin.

Një zyrtar i lartë ka sugjeruar se vendet perëndimore mund t’u bëjnë thirrje kompanive dhe bankave që të tërhiqen nga Turqia nëse Erdoğan ndjek qëllimet që sinjalizoi të premten.

Por Turqia është tepër e rëndësishme gjeopolitikisht dhe për bizneset perëndimore.

Evropa shqetësohet për aftësinë e Ankarasë për të përmbytur’ kontinentin me 3.7 milionë refugjatë nga Siria që Turqia pret.

Megjithatë, SHBA-ja ka vendosur më parë masa ndëshkuese ndaj Turqisë – për shembull, për blerjen e një sistemi rus të mbrojtjes ajrore – dhe sanksionet dytësore të SHBA-së janë një rrezik.

Megjithëse këto do të duhet të llogariten mirë.

Në lojën e tij të pokerit gjeostrategjik, Erdogani duhet të jetë i kujdesshëm që të mos e teprojë me dorën e tij.

Burimi: Financial Times

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Armëpushimi i përhershëm Rusi-Ukrainë do t’i hapte rrugën zgjidhjes”

Erdogan telefonon Putin. Oferta që i bëri kreut të Kremlinit