MENU
klinika

"Stop smoking..."

Loredana jep urdhra, por vetë nuk i zbaton!..

19.08.2022 - 12:03

Loredana është një ndër artistet që po merr më së tepërmi vëmendje! Së fundmi, ajo bëri edhe një ndryshim në pamje, duke i bërë flokët karrotë, dhe në fakt duket një yll.

Mirëpo, së fundmi ajo ka bërë një postim në Instastory, ku ka një ‘urdhër’ për veten e saj: “Ndalo së tymosuri Lor”, shkruan ajo.

Loredana ka qenë mjaft e komentuar për lidhjen e saj me reperin Mozzik. Detaje të reja u zbuluan më herët nga marrëdhënia e tyre, pasi ajo ka treguar nëse ka ende kontakte me Mozzik. Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta.

“Një nga pyetjet në Instagram ishte për marrëdhënien tënde me Mozzik, a ke kontakte me të?” është pyetur këngëtarja.

“Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më,” përgjigjet Loredana.

-Sa e vështirë është të deklarosh statusin e marrëdhënies kaq publikisht?“Unë jam një personazh i lehtë dhe nuk e kam pasur problem që ai të më telefonojë. Gjithmonë i pranoja telefonata dhe arrija të plotësoja gjithçka. Por me të ishte pak e vështirë,” ka përfunduar Loredana.