MENU
klinika

Akuzat e rënda të kryeministrit polak

Lufta në Ukrainë zbuloi Evropën e vërtetë…

17.08.2022 - 13:56

Njëzet e shtatë shtete kanë refuzuar të dëgjojnë paralajmërime për kërcënimin rus për vite me radhë, duke denoncuar “oligarkinë de facto” të ushtruar nga Parisi dhe Berlini mbi Bashkimin.

Lufta në Ukrainë ka ekspozuar të vërtetën. Ata që nuk donin të shihnin se shteti i Putinit kishte prirje imperialiste, duhet të përballen me faktet: në Rusi, demonët e shekujve 19 dhe 20 janë ringjallur: nacionalizmi, kolonializmi dhe një gjë gjithnjë e më e dukshme.

Por lufta në Ukrainë ka zbuluar edhe të vërtetën për Evropën. Vladimir Putin kishte joshur shumë liderë evropianë. Ata janë në shok tani.

Kthimi i imperializmit rus nuk duhet të na habisë. Evropa e gjeti veten në situatën aktuale jo sepse ishte e integruar në mënyrë të pamjaftueshme, por sepse refuzoi të dëgjonte zërin e së vërtetës.

German Chancellor Olaf Scholz, right, and French President Emmanuel Macron stand in front of the Brandenburg Gate after a meeting in Berlin, Monday, May 9 2022. To mark Europe Day, the Brandenburg Gate is illuminated in Ukraine’s national colors. (Michael Kappeler/dpa via AP)

Ky zë është dëgjuar prej shumë vitesh nga Polonia.

Ky injorim i zërit polak ilustron problemin e sotëm më të rëndësishëm me të cilin përballet Bashkimi Evropian (BE). Brenda saj, barazia e shteteve individuale është deklarative. Praktika politike tregon se zëri gjerman dhe francez janë të një rëndësie të madhe. Prandaj kemi të bëjmë me një demokraci formale dhe një oligarki de facto në të cilën pushteti mbahet nga më të fortët.

Parimi i unanimitet është mekanizmi i sigurisë që mbron BE-në nga tirania e shumicës.

Mund të jetë zhgënjyese të kërkosh një kompromis midis njëzet e shtatë vendeve që kaq shpesh kanë interesa konfliktuale dhe vetë kompromisi mund të mos i kënaqë të gjithë njëqind për qind. Megjithatë, kjo siguron që çdo zë të dëgjohet dhe që zgjidhja e miratuar të përmbushë pritshmëritë minimale të çdo shteti anëtar.

Nëse dikush sugjeron që BE-ja të varet edhe më shumë se më parë nga vendimet gjermane – që do të ishte e barabartë me heqjen e rregullit të unanimitetit – mjafton të bëhet një analizë e shkurtër retrospektive e këtyre vendimeve për të parë pasojat e kësaj zgjedhjeje.

Nëse në vitet e fundit Evropa do të kishte vepruar gjithmonë ashtu siç dëshironte Gjermania, a do të ishte situata jonë më e mirë apo më e keqe sot?

Nëse e gjithë Europa do të kishte dëgjuar Gjermaninë, Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 do të kishin nisur shumë muaj më parë. Varësia e Evropës nga gazi rus, të cilin Putin e përdor si një mjet shantazhi kundër të gjithë kontinentit, do të ishte pothuajse e pakthyeshme.

Nga Mateusz Morawiecki, kryeministri i Polonisë.

Burimi: Le Monde

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s