MENU
klinika

Përmend Shqipërinë!

Mark Zuckerberg fans i zjarrtë i Dua Lipës

18.08.2022 - 10:18

Dua Lipa është e preferuara e të gjithëve dhe s’kanë faj që e pëlqejnë kaq shumë!

Një yll në pamje, një yll në skenë, një yll në personalitet dhe një yll në talent! Aq sa edhe vetë shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, “shkrihet” pas saj.

Tërhoqi vëmendje jo pak komenti i tij në postimin e fundit të Duas në Facebook, ku këngëtarja kishte pozuar nga pushimet në Shqipëri.

“She’s a 10 and she has the perfect fit”, shkruhet në komentin e bërë nga Facebook. E pra gjiganti i mediave sociale i ka dhënë notën 10-të Dua Lipës dhe veshjes së saj.

Prisni se ka akoma! Kësaj here, Zuckerberg ka përmendur edhe Shqipërinë në komentin e tij.

Vazhdon Zuckerberg, i komenton sërish Dua Lipës, por kësaj rradhe

“Dua Lipa Mbretëresha e Shqipërisë”- shkroi ai, duke përmendur dhe vendin tonë.

Pas suksesit të festivalit të saj “Sunny Hill” në Kosovë, Dua Lipa nuk u largua nga vendi dhe po bën disa pushime në Shqipëri, më saktë në jugun e saj.

Teksa shijon rërën, detin, qetësinë e plazhit dhe diellin e nxehtë, ajo i ka treguar botës se po pushon në Shqipëri, një promovim i mirë i vendit nga artistja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN