MENU
klinika

Edi Oga

Mbahuni goca!

19.08.2022 - 13:29

Më ngacmoi për këtë shënim rasti i zonjës police dhe ‘dushi’ që ajo i bëri gazetarëve. Habitem përse ndaj saj ka filluar një hetim i brendshëm. Ajo ka vite që është aty, bashkë me pitonin e saj dhe fotot ‘e shtyra’ në instagram.

Përse tani?! Ngase hapi gojën dhe foli në një moment delikat?!

Në fund të fundit, ajo u përpoq të mbrojë punën e kolegëve dhe të institucionit ku realizon fotot me uniformë!

Tashmë duket ‘kliché’ edhe motivi i gjithhershëm i nevojës për spostim fokusi. Që të merremi me pitonin dhe jo me inceneratorët.

Gjëra të tilla ndodhin edhe në ‘botë’!

Opozita në Finlandë, pasi ka parë pamjet e kryeministres në një ‘party’ të ekzagjeruar, ka kërkuar që ajo të bëjë testin e drogës. Sepse vërtetë jeta private është private, por kur t’i efektet e saj i sjell në publik (efektet e drogës në këtë rast), pra në punë, ti nuk je për këtë punë. Një njeri me pasione të paragjykueshme dhe të gjykueshme moralisht, nuk mund të mbajë pozicione të rëndësishme publike, por kur këtë gjë e shkelin 99% e politikanëve, përse të mos e shkelin edhe të tjerë? E kam fjalën për pasionin që politikanët kanë për lekun jashtë rrogës. A mos e ekzagjerova kur thashë 99%?

Thënë këtë, për të dy rastet jam nga ana e gocave; polices sonë dhe kryeministres finlandeze!

Mbahuni goca!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN