MENU
klinika

"Fushata e princeshave"

Me ferexhe, vetëm gratë qytetare në Shqipëri…

15.08.2022 - 12:37

        Fotografia e tri motrave të mbretit Zog, është realizuar në Shkodër, pak ditë pasi u shpall ligji për heqjen e ferexhesë. Princeshat paraqiten të veshura me stil perëndimor në qytetin veriperëndimor.

Ndërsa ka publikuar më herët, pamjet e mëposhtme, gazetari Ilir Ikonomi citon edhe gazetën britanike të kohës, që shkruan për këtë dukuri të panjohur në perëndim, si vijon:

“Në fillim të vitit 1937, tri motrat e Mbretit Zog, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide bënë një vizitë të papritur në Shkodër, në prag të shpalljes së ligjit për heqjen e ferexheve.

Ligji i Zogut, që u miratua në parlament në mars 1937, dënonte çdo grua që mbulonte fytyrën. Dënoheshin edhe ata që i inkurajonin gratë të mbuloheshin. Gjobat shkonin deri në 500 franga ari.

Që prej dhjetë vjetësh, qeveria u kishte kërkuar grave të hiqnin ferexhetë, por pa sukses, prandaj vendosi të veprojë me ligj.

Tri princeshat, të veshura me funde të ngushta, me peliçe dhe me kapele, shoqëroheshin nga një eskortë ushtarake dhe ndiqeshin në çdo hap nga fotografët. Vizita, që zgjati një javë, paralizoi pothuajse çdo aktivitet në Shkodër.

Motrat shkuan në mënyrë demonstrative dhe të bujshme nëpër shkolla, spitale dhe tregje, vizituan kisha e xhami dhe morën pjesë në dreka dhe darka. Në takimet e shpeshta që patën me gratë, princeshat u përpoqën t’i bindin, se zbatimi i ligjit të ri, nuk do t’ua dëmtonte prestigjin femëror.

Kjo është një fotografi tipike e fiksuar në njërën prej atyre ditëve dhe e publikuar në gazetën e ilustruar britanike “The Spear”. Gazeta e boton fotografinë nën titullin “Një shembull për popullin”.

“Gratë me ferexhe, – shkruan autori i fotografisë, – ecnin me shpejtësi nëpër rrugët e Tiranës dhe Shkodrës. Gra të mbuluara, shihje madje edhe në trotuaret e Durrësit. Megjithatë, në fshat gratë shqiptare e tregonin fytyrën me krenari. Asnjë grua fshatare në Shqipëri, myslimane, katolike, apo ortodokse, nuk kishte mbajtur ndonjëherë ferexhe.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i korrierit: Im atë dyshonte...

A e vrau Qemal Stafën diktatori Enver Hoxha?!

Dëshmitë e ish-kryeministrit Mehmet Shehu

“Një javë para ngjarjes së 18 dhjetorit ‘81, im atë…”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit