MENU
klinika

Nga DailyMail te Harper’s Baazar

Mediat ndërkombëtare jehonë performancës së Dua Lipës

06.08.2022 - 09:18

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është kthyer në kryefjalën e mediave të huaja. Shkak për këtë është bërë performanca e saj në natën e parë të “Sunny Hill” në Prishtinë, ku këndoi disa nga hitet e saj më të njohura.

‘DailyMail’, ‘Harper’s Bazaar’, ‘W Magazine’, ‘Yahoo’  dhe shumë media të tjera kanë shkruar për Duan, duke nxjerrë në pah edhe veshjen e saj të punuar nga marka ‘Valentino’.

Prestigjozet kanë përshkruar edhe festivalin që familja Lipa e organizojnë nga viti 2018, duke dhënë detaje tepër interesante.

Kujtojmë që këtë të premte, Dua u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Kjo për të gjithë promovimin që i ka bërë Kosovës përgjatë këtyre viteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dua Lipa flet për festivalin e famshëm

A do të mbahet “Sunny Hill” në gusht?

Katër ditë muzikë dhe net të paharruara

Dua Lipa në Prishtinë, nis sot festivali “Sunny Hill”!