MENU
klinika

Heroi shqiptar i grekëve

Mesolongji do të thonë, ku e ke Marko Sulionë…

09.08.2022 - 15:53

       Arvanitasi trim që i dha kaq shumë tokës helene, Marko Boçari është një ndër figurat kombëtare më të nderuara për grekët, ndërsa portretet e këtij trimi fisknik shqiptar mbushin shpesh klasat, zyrat e administratës e të qeverisë dhe pa llogaritur fare, se ai vinte nga fiset me gjak të pastër shqiptar, të Sulit. 


Ushtarak i shkëlqyer, i njohur për guximin e pashoq, Marko Boçari u shqua në të gjitha luftimet që u zhvilluan në Greqinë Perëndimore dh sidomos, përreth Mesolongjit, jo vetëm si qytetar i atij vendi, por edhe duke trashëguar në deje urrejtjen që patën ndaj otomanëve paraardhësit e tij skënderbejanë. Kjo aftësi e bëri atë që, në moshën 32-vjeçare, të caktohej si kryekomandant i forcave luftuese të Greqise Kontinentale Perëndimore. Emërimi, nuk mund të mos ngjallte zili dhe grindje mes kapedaneve të shquar të atyre trevave. Markoja, për t’i qetësuar grisi para syve të oficerëve të tij, diplomën dhe urdhrin e emërimit si kryekomandant dhe tha me të madhe: “Kush është trim e rifiton këtë diplomë nesër në betejë!”

Lufta e filluar dhe rreziqet e shumta e detyruan Boçarin ta largojë familjen nga vendi dhe ta nisë për në Ankona, Itali, përmes detit. Qe çasti kur Mesologji ishte krejtësisht i rrethuar nga forcat turke dhe ai duhej t’i kishte duart e lira nga familja dhe fëmijët. Kur ia tha së shoqes këtë vendim, ajo shpërtheu:

”Qysh kur suliotet duhet të braktisin burrat e tyre, në çastin e betejes?” Dhe Markoja iu përgjegj: “Në çastet e paqes, dua të jem gjithmonë me ty. Por tani kur ka nisur pragbeteja dhe lufta afron, dua të jem vetëm!”

Brenda asaj varke mërgimtarësh gjendej edhe njëri nga fëmijët e tij më të dashur, Roza. Në të vërtete ajo ishte pagëzuar Katerinë, por do të njihej më pas, deri në vdekje, me emrin Roza Boçari. Këtë emër do ta kishte për shkak të bukurisë së saj të pashoqe nga italianët e Ankonës, ku kishte emigruar. Shumë vite pas vdekjes së babait të saj, me 1844, ajo do të ishte shoqëruesja e mbretëreshës Amalia të Bavarisë dhe zonjë nderi e saj. Atë kohë u bë objekt adhurimi për bukurinë e saj të jashtëzakonshme. Me urdhër të mbretit Ludovik, piktori i njohur i asaj kohe Stiler, do të vizatonte portretin e saj me veshje karakteristike, vepër e cila gjendet sot në Muzeun e Artit në Mynih.

Marko Boçari u nda nga e shoqja dhe fëmijët, mes lotësh. Çastin e shkëputjes nga bregu dhe babain e trishtuar pak më tej, do ta përshkruante më pas Eugene Jemeniz, i cili do të pyeste veten, nëse kjo skenë, nuk të sillte ndërmend ndarjen e famshme të Hektorit me Andromakën…

Ishin çaste vendimtare në betejën për Mesolongjin. Marko Boçari e dinte se fitorja varej nga trimëria e gjithsecilit dhe këtë, jo vetëm e kërkoi nga luftëtarët e tij, por edhe nga vetja. Duke u ndarë nga ata, ai do t’u thoshte.

”Po të më kërkoni, do të me gjeni në çadrën e pashait. Sepse ata, të trembur, kërkonin një shpjegim për vendimin e tij që të sulmonte vetëm”.

Ishte ndaj të ngrysur dhe parulla do të ishte në shqip: (Cili je ti?) Përgjigjja: (Jam hekuri). Dhe, befas, duke ngritur krahët dhe kokën për të shkatërruar çadrën e Pashait nga Shkodra, Mustafa Bushati, – shqiptar, i myslimanizuar edhe ky,- një plumb e mori pak mbi syrin e djathtë. E panë këtë çast trimat e tij dhe menjëherë sulmuan, për të mos e lënë të binte në dorë të armikut. Dhe do të thurrnin më pas, këto vargje:

”Një arap me karabinë/ Iu sul e i shënoi sinë (syne)

Goditi bajrakun mire/Marko Boçarin sahine”.

Për këtë çast të madh ka edhe vargje të tjera: ”Bie borë, e bie shi, u nxi jeta, shume u nxi!”

Ose vargjet e Thimi Mitkos, të botuara në “Bleta Shqiptare” të Aleksandrisë së Egjiptit, në vitin 1878, në të cilin shënohet çasti kur heroi vendos të dalë nga Mesologji dhe të shkojë në Kefalovriso, ku do ta gjente plumbi.

”Mesolongji u helmua,/ derdhi lotete si krua,/ Mesolongji do të thone,/Ku e ke Marko Sulione,/Që lufton si e kish zakon,/Grin me jatagan në dorë…”

Një tablo e shkëlqyer e litografisë gjermane që sot gjendet në muzeun “Benaqi” dhe pikërisht tabloja me numer 583, e tregon heroin të plagosur dhe markoboçaret,- se kështu e quanin veten luftëtarët e tij,- ta zbrisnin nga kali. Ishte një cast tepër tragjik për të gjithë. Gjendja dukej e pashpresë, sepse Markos plumbi i kishte depertuar në kokë.

Aq e madhe ishte dhimbja, sa u shkruajtën këto vargje:

 

”Hapi portat e tua të larta, Mesolongj, qytet i nderuar,

qe mban heronj në tokën tënde,

ata që të mësojnë të presësh vdekjen duke buzëqeshur.

Hap muret e larta dhe kujtimet e tua të thella!

Shtroji me dafina qiejt e rrugët.

Trupin e brishtë të Marko Boçarit po sjellim.

Kush do të guxoje të lotojë në këtë çast?”

 

(Fragment nga vargjet e poetit gjerman, Wilhelm Müller)

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit