MENU
klinika

Mos e bëni ‘bajat’!

Mësoni sa shpesh duhet të postoni në rrjetet sociale!

12.08.2022 - 11:07

Nëse edhe ju po pyesni, si të gjithë fillestarët, sa shpesh duhet të postoni në mediat sociale, në mënyrë që të jeni interesantë dhe jo të lodhshëm për të gjithë ndjekësit, ka një ‘numër perfekt’ për çdo platformë sociale. Duhet të postoni aq herë sa keni një përmbajtje cilësore për të postuar. Natyrisht, kjo llogaritet edhe në varësi të llojit të profilit, por edhe qëllimit që keni për ta përdoruar llogarinë tuaj sociale.

Sigurohuni që të keni vazhdimisht përmbajtje cilësore. Ekzistojnë frekuenca optimale të postimeve në platforma të ndryshme në mediat sociale. Ja cilat janë disa nga platformat që në të cilat ju duhet të ruani një frekuencë optimale.

Facebook – 1 herë në ditë.

TikTok – 3 herë në ditë.

Twitter – 15-20 tweets në ditë.

Pinterest – 10-25 Pins në ditë.

Instagram – 1 ose 2 herë në ditë.

LinkedIn – 2 herë në javë.

YouTube – 1 herë në javë.

Ndërkaq, problemet që ka shfaqur interneti për përdoruesit, i kanë shtyrë platformat sociale të ashpërsojnë rregullat e tyre. Instagram njoftoi së fundmi se është duke testuar disa opsione të reja, të cilat do të provohen fillimisht në SHBA e më pas edhe më gjerë nëpër botë. Kështu, do të verifikohen përdoruesit dhe mosha e tyre.

Nëse dikush kërkon të editojë datën e lindjes në këtë rrjet, duke shënuar moshën nën 18 apo mbi 18 vjeç, do t’i kërkohet verifikimi i saj përmes tre opsioneve: upload i ID, regjistrim i një video selfie ose do t’u kërkohet miqve të përbashkët te konfirmojnë moshën.

Rikujtojmë, se ndërkohë që ju dëgjoni këtë fjali, në më pak se 10 sekonda, Apple ka arritur të fitojë rreth 17 mijë dollarë. Të tjerë gjigantë si Google, Microsoft apo Amazon arrijnë të gjenerojnë deri në 1 mijë dollarë për sekondë. Aktorë nga ky treg tregojnë që nëse pandemia e COVID-19 nuk do të kishte ndodhur, fitimet do të ishin nga 10 deri në 15% më të ulta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!