MENU
klinika

Në 24 orë... 3 atentate

Meta bën bilancin e krimeve në vend: Policia mbledh gëzhojat!

18.08.2022 - 19:45

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, po zhvillon një takim me strukturat dhe përfaqësuesit lokalë të partisë në Elbasan.

Meta ka bërë një bilanc të krimeve dhe atentateve në vend në 8 muajt e fundit.

Ai theksoi se policia jo se është e paaftë por se nuk funksionon për shkak të lidhjeve të politikës me krimin.

“Në Elb 67 përqind punojnë në bujqësi në Kukës 64. Meqë jemi tek bujqësia, viktima kryesore e kësaj politike që ka në qendër edhe shpopullimin e vendit, duhet që peshën më të madhe të ekonomisë e ka bujqësia, që dominohet nga aktivitete familjare. E dini sa është goditur bujqësia pas rritjes së imputeve bujqësore dhe naftës që ka dyfishuar koston e prodhimit. Skemat e subvencionimit janë minimale dhe tërësisht selective. Përfitojnë kompani dhe persona të lidhur me inceneratorët dhe u shkon dëm mundi fermerëve. Vetëm nga rritja e karburantit bujqësia ka marrë një kosto shkatërrimtare në vitin e fundit. rritja e shpenzimeve me 50 mln euro kuptoni se ç’dëm dhe shkatërrim i jep ekonomisë bujqësore dhe familjare që mbahet me këtë aktivite. Ka pasur hapa pas në mbështetjen e bujqësisë, u vu taksa e re 10 përqind për inputet dhe lëndët e para ndërsa rimbursimi i TVSH është bërë thuajse i pamundur. Si do të konkurojnë fermerët tanë me ata të Maqedonisë që mbështeten 10-15 herë më shumë apo të Serbisë që mbështeten shumë herë më shumë. Kjo është arsyeja e gjendje së vështirë e të mjeruar ekonomike të Elbasanit. Bujqësia është viktima më e madhe e këtyre politikave.

Ky nuk është i vetmi problem. Një qytet i njohur për qytetarinë është kthyer në qytet të demonstrimit të forcës dhunës dhe viktimave pa fund. kjo është përgjegjësi e drejtë për drejtë e kryeministrit si nxitës, të grupeve të të fortëve dhe nënshtrimit të shtetit.
Qytetarët kanë qenë shpesh dëshmitarë të tronditjeve të mëdha të rendit publik. Në 24 orë 3 atentate në Shqipëri.
Në 8 muaj 40 e ca atentate dhjetëra të vrarë e të plagosur. Policia mbledh gëzhojat, jo se janë të paaftë, por se është e mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën.

Këtu promovohen ata që nuk bëjnë detyrën dhe janë pjesë e rivaliteteve mes grupeve të tilla që trondisin vendin dhe Europën me mbështetjen që kanë nga shteti dhe lidhjet me jashtë”, tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e hakmarrjeve

7 vrasje për sherrin e basteve

Nga Qarri, Gjikaj, te “The Boss” dhe Troqja

4 vrasjet mafioze që tronditën Vlorën në 4 muaj