MENU
klinika

Fluks në Kakavijë

Meta thirrje qeverisë: Vendosni kontakte me palën greke

13.08.2022 - 10:51

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën që po ndodh aktualisht në pikën kufitare të Kakavijës, ku ka radhë të gjatë emigrantësh që presin të vijnë në atdhe.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Meta i bën thirrje qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme që të vendosin kontakte me palën greke për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

REAGIMI I METES

ÇDO QYTETAR SHQIPTAR MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET, JO SI NJERI PA SHTET DHE PA ATDHE! 🇦🇱
I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar.
Rikthimi i radhëve kilometrike në Kakavijë është i papranueshëm!
U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t’i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë.
I inkurajoj gjithashtu autoritetet greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të ngushta tradicionale, të bëjnë gjithçka për të shmangur situata të papranueshme dhe kriza humanitare në pikat e kalimit kufitar, imazhet e të cilave i turpërojnë të dyja vendet tona.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Radhë të gjata në Kakavijë

Emigrantët kthehen në vendet e punës