MENU
klinika

“Nëse votohen ndryshimet kushtetueses, largohem”

Mickoski vë bast në karrierën e tij politike

14.08.2022 - 21:17

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i bindur se ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë. Madje ai është aq i sigurt sa që e vendos karrierën e tij politike si bast.

“Pushteti do të vazhdojnë me presionin dhe me deklaratat se gjoja ka deputetë që do të votojnë. Nuk ka ashtu deputetësh. Këtu dua ta mbyll këtë temë edhe me çmim të karrierës time profesionale dhe politike. Tek partia ime nuk ka njerëz që do të votojnë ndryshimet, unë garantoj. Doni të thoni se nëse voton dikush, ju do të largoheni? Po, do të largohem. Do të largohem nga politika dhe asnjëherë më nuk do të merrem nëse unë derisa jam Kryetar, nën këto kushte ndryshohet kushtetuta.”

Kreu i opozitës thotë se kërkesat që kanë për qëllim asimilimin e maqedonasve nuk po vijnë nga Bashkimi evropian por nga Sofja. Sipas tij, këto kërkesa do të vazhdojnë të shtohen derisa në Maqedoni ka një qeveri që nuk kundërshton asgjë.

“I gjithë procesi është proces i tradhtisë dhe i kapitullimit. Diplomacia e Maqedonisë kapitulloi, e thash, kjo ishte një knocdoën për diplomacinë e Maqedonisë dhe tërhoqa vëmendjen se do të ketë kërkesa të reja. Dua që të tërheq vëmendjen e opinionit që ta përcjell një proces që po mundohet pushteti ta udhëheq. Po thonë: Çfarë të bëjmë, janë kërkesa të Evropës. Nuk është e saktë. Evropa nuk po na detyron neve. Këtu është gabimi më i madh dhe nuk guxojmë në këtë provokim nga ana e Qeverisë, që po tenton paaftësinë ta mbulojë me Evropën. Evropa ka qëllime të sinqerta. I ka hapur dyert për Maqedoninë. Por unë e di se kush ka qëllime të pasinqerta. Qëllime të pasinqerta ka Qeveria në Sofje dhe Qeveria jonë jokredibile dhe e korruptuar.”

Mickoski informoi se po vazhdojnë edhe konsultimet për referendumin. Nga nesër VMRO DPMNE do të konsultohet edhe me partnerët e koalicionit. Këto komente kreu i opozitës maqedonase i bëri nga fshati Lubancë i komunës së Butelit ku edhe përuroi një fushë të re për futboll së bashku me kryetarin e komunës, Darko Kostovskin.