MENU
klinika

“I kemi rrëmbyer Greqisë turistët”

Ministrja Ibrahimi: Është rritur xhiroja e bizneseve!

09.08.2022 - 16:59

Shqipëria është kthyer në destinacionin e preferuar të shumë turistëve nga e gjithë bota në sezonin veror. Kjo është reflektuar edhe në shifra sa i përket turizmit dhe ekonomisë në vend.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se qarkullimi ekonomik i bizneseve të Hoteleri-Turizmit është rritur më 23% gjatë periudhës maj-qershor referuar deklaratave të TVSH-së, krahasuar me një vit më parë.

“Pothuajse të gjithë aktivitetet e këtij sektori rezultuan me rritje, përkatësisht “Akomodime të tjera” me 80% dhe “Hotele dhe struktura të ngjashme” me 57%,” shkruan ministrja në një postim në Facebook.

Po ashtu ajo ka shtuar se është rritur edhe punësimi në këtë sektor.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!