MENU
klinika

U nda nga jeta në moshën 91-vjeçare

Ministrja Kushi vlerëson figurën e Nasho Jorgaqit

26.08.2022 - 13:44

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka nderuar figurën e shquar të Nasho Jorgaqit gjatë homazheve të zhvilluara në nder të tij pranë Akademisë së Shkencave.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale Ministrja Kushi theksoi kontributin e vyer që ka dhënë ai për Shqipërinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Statusi i plotë i ministres
Nderuam sot figurën e shkrimtarit, pedagogut dhe akademikut të shquar Nasho Jorgaqi, i cili ka dhënë një kontribut të vyer në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës në Shqipëri.

Ai do të mbahet mend jo vetëm nga studentët dhe bashkëpunëtorët, por edhe nga lexuesit e tij për veprat e mirënjohura, si “Portrete dhe gjurmime”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Udhëtim me Fan Nolin”, “Estetika e fjalës shqipe”, etj.

Gjithashtu, ai do të mbesë në kujtesën tonë si skenaristi i filmave të dashur për të gjithë shqiptarët “Tomka dhe Shokët e tij” dhe “Mimoza Llastica”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN