MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Mozzik dhe Era Istrefi anulojnë projektin

05.08.2022 - 09:31

Mesa duket kënga e Mozzik dhe Era Istrefit nuk do të publikohet! Po pse? Dyshja kanë anuluar bashkëpunimin e tyre.

Çfarë ndodhi mes tyre? Pse u mor ky vendim i papritur?

Mozzik ka postuar pak momente më parë një ‘story’ në Instagram ku shkruan se projekti me Era Istrefin anulohet. Më tej, ai u kërkon falje të gjithëve për pritjen

“Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen. Shihemi shumë shpejt me projekte të reja”.

Nga ana tjetër, artistja Era Istrefi nuk ka bërë asnjë reagim

Fansat mezi po prisnin këngën e dyshes por këngëtarët morën vendimin e papritur.

Kujtojmë që Mozzik ka prishur marrëdhënie dhe me Noizy-n, ku bashkëpunimi i tyre është fshirë nga “Youtube”.

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.” -tha Noizy më herët në një intervistë.