Ka ndërruar jetë ditën e stome, në moshën 73-vjeçare, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Pandi Siku.
Pandi Siku ishte aktor i suksesshëm i teatrit dhe filmit shqiptar.
Lindur me 28 Korrik 1949 ne Tirane ai u diplomua ne Institutin e Larte te Arteve në Tiranë ne degën e dramës dhe me pas në vitin 1973, ai u bashkua trupës se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombetar) duke interpretuar mjaft role, kryesisht role te dyta.
Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër debutimin e ben ne dramën “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”.
Me pas mund te përmendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.
Filmiografia:
Këmishët me dyllë (1987)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Koha nuk pret (1984)
Një udhëtim i vështirë (1977)
Brazdat (1973)
Njeriu me top (1977)
Mysafiri ( 1979 )