MENU
klinika

Është në dorën tuaj

Nëse doni të jetoni më gjatë, ja 3 llojet e aktiviteteve që ju duhen!

26.08.2022 - 13:06

Nëse doni të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm, sekreti është i thjeshtë. Ndryshoni stilin e jetesës, zgjidhni një aktivitet që e shijoni dhe lëvizni. Mund të zgjidhni gjithçka- që nga vrapi, noti, tenisi, çiklizëm ose edhe thjesht ecje.

Ideja është që do të jetoni më gjatë nëse zgjidhni të lëvizni të paktën 11 minuta gjatë ditës. Të gjitha aktivitetet interesante që u përmendën më lart, reduktojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme, të problemeve kardiovaskulare apo kancerit. Të paktën në këtë përfundim ka arritur studimi i fundit i publikuar gjatë kësaj jave në revistën JAMA Netëork Open.

Ky studim, i kryer nga National Cancer Institute analizoi përgjigjet e 272,000 njerëzve të moshës 52-82 vjeçare të cilët treguan për aktivitetet e tyre fizike ditore. Thënë këtë rezultoi se ishin tre aktivitetet që vinin me më shumë përfitime për trupin e njeriut.

*Aerobia – ulte me 13% rrezikun e vdekjes nga çdo shkak, krahasuar me të mos bërit asnjë lloj aktiviteti gjatë javës.

*Vrapi- reduktonte rrezikun e sëmundjes nga kanceri me 19% dhe 15% rrezikun e vdekjes së parakohshme.

*Ecja si ushtrim fizik -rezultoi të ishte aktiviteti me më shumë përfitime përsa i përket rrezikut nga një vdekje e parakohshme.

Pjesëmarrja në ndonjë nga këto aktivitete u shoqërua me vdekshmëri më të ulët në krahasim me ata që nuk morën pjesë në asnjërën prej tyre. Tani, zgjedhja mbetet vetëm në dorën tuaj!

Burimi: CNN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN