MENU
klinika

Çfarë po ndodh?

Netflix duket në telashe, por ndoshta nuk është fare

10.08.2022 - 11:59

Viti 2022 ka qenë i tmerrshëm për Netflix. Në prill, kompania tha se humbi abonentë për herë të parë që nga viti 2011. Aksionet kanë rënë më shumë se 60% deri më tani këtë vit. Megjithatë, betejat e fundit të biznesit mund të mos jenë fillimi i një spiraleje në rënie ose fundi për gjigantin e transmetimit. Përkundrazi, është një shenjë se Netflix po bëhet një kompani mediatike më tradicionale.

Netflix (NFLX) fillimisht u vlerësua si një kompani Big Tech. Wall Street dikur e vlerësonte kompaninë në rreth 300 miliardë dollarë. “Unë mendoj se Netflix ishte jashtëzakonisht i mbivlerësuar,” tha për CNN Business Julia Alexander, drejtoreshë e strategjisë në Parrot Analytics. “Ndryshe nga ato kompani që kanë tentakula të ndryshme, Netflix nuk ka shumë tentakula.”

Pra, Netflix nuk ishte kurrë një kompani teknologjike. Në thelb, Netflix mbështetej në rritjen e abonentëve si shumë kompani në botën e teknologjisë, por rritja e abonentëve u ndërtua në krijimin e filmave dhe shfaqjeve televizive që njerëzit donin t’i shikonin dhe të paguanin. Kjo është më shumë si një studio në Hollywood sesa një kompani teknologjie në Silicon Valley.

Në kohën kur kompani mediatike po duken si Netflix, nga ana tjetër Netflix po kthen faqen dhe po shfaq reklama dhe po i publikon filmat/serialet në javë dhe muaj të ndryshëm, jo të gjitha përnjëherë.

Në shumë mënyra, lëvizjet që po bën Netflix sugjerojnë një kalim nga kompania e teknologjisë në kompani mediatike, thonë ekspertë për CNN Business. Me prezantimin e reklamave, ndalimin e shpërndarjes së fjalëkalimeve të shumë njerëz, ne po shohim që Netflix duket më shumë si një kompani mediatike tradicionale ditë pas dite.

Netflix dikur e detyroi Hollywood-in të dilte thellë nga zona e rehatisë. Netflix solli filmat në dhomën e ndenjes. Tani, kompania po kalon në një tjetër fazë – që përfshin fokusimin te fluksi i parave dhe i të ardhurave dhe jo vetëm rritjen në numër abonentësh.