Nga 1 gushti nis zbatimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj bën me dije se rreth 30-40 mijë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Kanada pritet të përfitojnë.
Kjo marrëveshje është ratifikuar në vitin 2019 dhe synon trajtimin e barabartë të qytetarëve dhe njohjen e periudhave të vjetërsisë në punë.
Nis sot në 1 Gusht 2022 zbatimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kanadanë. Rreth 30-40 mijë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në këtë vend pritet të përfitojnë. Kjo marrëveshje e ratifikuar në vitin 2019 synon trajtimin e barabartë të qytetarëve dhe njohjen e periudhave të vjetërsisë në punë”, shkruan Ibrahimaj.