MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Niveli i lartë i sheqerit a është diabet?

19.08.2022 - 08:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund tju pyes: Niveli i lartë i sheqerit në gjak a janë personat me diabet apo është ndonjë problem tjetër?

Mjeku: Po, sëmundja e diabetit të sheqerit karakterizohet nga vlera të larta të sheqerit në gjak. Personi i cili nga matjet i rezulton që ka nivel të lartë të sheqerit në gjak duhet të konsultohet menjëherë me mjekun e familjes, i cili më pas e përcjell tek mjeku endokrinolog, për të bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe për të filluar mjekimin përkatës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.