MENU
klinika

Tragjedi në Malin e Zi

Një 34-vjeçar qëllon për vdekje disa persona

12.08.2022 - 18:53

Një 34-vjeçar në Cetinje të Malit të Zi ka qëlluar për vdekje disa persona. Ngjarja ndodhi këtë pasdite teksa gjithçka nisi si një konflikt familjar.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në këtë tragjedi. Ndërkaq, pamjet nga vendngjarja tregojnë ambulancat duke transportuar viktimat e sulmit.

Fëmijët që ishin mbledhur në Cetinje në një kamp të rinjve, janë të sigurt dhe për asnjë moment nuk kanë qenë të rrezikuar, pavarësisht se sulmi ndodhi jo larg vendit ku ata po qëndronin, shkruan vijesti.