MENU
klinika

Gjuha shqipe

Një arbëresh për kulturën arbëreshe

05.08.2022 - 13:54

        Studiues arbëresh dhe klerik, Mateo Shambra lindi në fshatin Kundisë (Contessa Entelina) në Siçili, në vitin 1914 dhe vdiq në 1967.

Studioi në Seminarin Papnor “Benedetto XV” të Grotaferratës e më pas, u transferua në Kolegjin Papnor Grek “S. Atanasio” të Romës, për të ndjekur kursin e Filozofisë e të Teologjisë. U shugurua prift në Horën e Arbëreshëve (1938). Ka vepruar fillimisht, në Seminarin arbëresh të Palermos; më 1957 famullitar i S. Nicolo dei Greci (La Martorana) në Palermo.


Kreu studimet e larta për letërsi në Universitetin e Palermos (1952) dhe filloi karrierën universitare si asistent i Xhuzepe Valentinit, titullar i katedrës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Në vitin akademik 1967 merr titullin docent i lirë dhe i besohet mësimdhënia e gjuhës shqipe në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Palermos.

Për të kryer me sukses këtë aktivitet didaktik, Mateo Shambra i kushtohet jo vetëm studimit të thelluar të shqipes së folur në bashkësitë e ndryshme arbëreshe, por edhe të shqipes moderne.

Botimet më të rëndësishme të tij janë: “Giuseppe Crispi Glaviano. Mbi malin e trundafilevet” (Palermo, 1963); “La Dottrina Cristiana albanese di Luca Matranga. (Vatican, 1964); “Stato attuale della parlata albanese di Contessa Entellina – Sicilia” (1964); “Bogdanica”, vol. I, Bologna, 1965; “Evoluzione del linguaggio e del pensiero di Giuseppe Schirò dalla I alla II edizione del Te dheu i huaj (1966).

Studimet e tij hedhin dritë mbi jetën dhe veprën e shkrimtareve arbëreshë, si dhe në veprimtarinë e institucioneve kulturore, fetare dhe kishtare arbëreshe. Dha ndihmesë edhe për ruajtjen dhe vlerësimin e pasurisë muzikore liturgjike bizantine të bashkësive arbëreshe, për të cilat la disa përmbledhje në dorëshkrim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjashtëqind vjet mall...

”Moti i madh” troket në UNESCO

Rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut

“Berishajt” e Buenos Aires, Argjentinë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit