MENU
klinika

Në play-off mund të ndeshet me Ballkanin

Nuk ka përmbysje, Shkupi kalon në Conference League

09.08.2022 - 22:59

Shkupi nuk ka përmbysur dot humbjen 3-1 të ndeshjes së parë në Irlandë ndaj Shamrock Rovers, madje është mundur në shtëpi edhe në kthim, kësaj here 1-2. Kampionët e Maqedonisë së Veriut eliminohen nga Europa League.

Shkupjanët tentuan shumë, sidomos gjatë pjesës së parë, por nuk ishin konkretë, sidomos në metrat e fundit, shpesh edhe konfuzë. Ndërsa miqtë në dy raste në kundërsulm ishin tepër të rrezikshëm, ku portiere Naunovski i shpëtoi.

Vendasit kërkuan me ngulm golin që do të hapte kiualifikimin, por në 65’ janë irlandezët që ndëshkojnë, me fat edhe nga devijim i mbrojtësit shkupjan. Në 85’ miqtë shënojnë edhe golin e dytë, duke shuar ëndrrën. Në 94’, Shkupi realizon golin e nderit me Adetunji.

Megjithatë, Shkupi do të vijojë aventurën në Evropë, teksa tani do të luajë në play-off të Conference League, ku një ndër kundërshtarët e mundshëm është edhe Ballkani i Kosovës, që ka fituar ndeshjen e parë 3-2 ndaj Klafsvik.