MENU
klinika

Romelu Lukaku

“Nuk më intereson golashënuesi, dua titullin”

09.08.2022 - 20:07

Këtë fundjavë nis Serie A, ku Inter mbetet sërish një nga skuadrat favorite. Këtë verë zikaltrit bënë disa përforcime, ku natyrisht spikat rikthimi i Romelu Lukakut, i cili duket më i uritur se asnjëherë.

Sulmuesi thotë se e vetmja gjë që mendon është titulli: “Këtu jemi tek Inter. Ne luajmë për Scudetton. Ju them sinqerisht, unë mendoj vetëm për këtë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, nuk më intereson se kush del golashënuesi më i mirë. Golat vijnë, nuk më intereson aspekti individual”.

Nënkampionët e Italisë do të luajnë ndaj Lecces në transfertë ndeshjen e parë të kampionatit. Takimi luhet të shtunën. Më zikaltrit pritet ta nisë titullar edhe Kristjan Asllani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN